Jump to content

Gjeografia e Nigerit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Nigerit

ALGJERIA
LIBIA
ÇADI
KAM.
NIGERIA
BENINI
TOGO
BUR.
MALI
Liqeni
Çad
redaktoni hartën

Nigeri ndodhet në Afrikën perëndimore, në verilindje të Algjerisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerit është 1.267.000 km2 (49 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 300 km2 janë ujë. Nigeri shtrihet rreth koordinatave gjeografike 16 00 V, 8 00 L.

Nigeri nuk ka bregdetë, vijë kufitare 5.697 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 956 km, Benini 266 km, Burkina Faso 628 km, Çadi 1.175 km, Libia 354 km, Mali 821 km dhe Nigeria 1.497 km

Klima në Nigerë është klimë shkretëtire. Më së shpeshti mbanë mot i nxehtë dhe i thatë ndërsa në pjesën e largët jugore të vendit mbanë një mot i klimës ekuatoriale pakë më i freskët se në tërë vendin.

Relievi i Nigerit është kryesisht terren me rrafshnalta zalli e shkretëtire. Në pjesën jugore ka disa fusha dhe male të ulëta ndërsa në veri shkëmbinj. Pika më e ultë e relievit 200 m është përgjatë lumit Niger dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.022 metrave në malin "Bagzane" (ang. : Mont Bagzane), në qendër të vendit.

Si pasurit natyrore të Nigerit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Urani (U), Qymyrguri, Hekuri (Fe), Kallai (Sn), Fosfate, Ari (Au) dhe Vajguri. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3,54 % e sipërfaqes së vendit.