Behxhet Jolldashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skuadra e parë e futbollit e Elbasanit Behxhet Jolldashi një nga lojtarët e parë të skuadrës


Behxhet Jolldashi 1909-1972

Lindi në Elbasan.Mësues i edukimit fizik, futbollist i shquar, sporti. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet e larta i përfundoj në Fakultetin e Edukimit Fizik të Romës në Itali. Ka shërbyer si mësues e instruktor i edukimit fizik në disa qytete të vendit: Krujë, Vlorë, Korçë, Berat, Kukës. Qe një ndër pionierët e futbollit elbasanas. Filloi të luajë që në vitin 1920. Qe pjesëmarrës në disa ekipe të futbollit Shqiptar, veçanërisht në atë të Tiranës, në vitin 1930-1932. Pjesën më të madhe të kohës ia kushtoi ekipit të Elbasanit. Qe anëtar i ekipit kombëtar. Luajti në rolin e mbrojtësit. Vdiq në Elbasan.

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ Enciklopedia Elbasan.