INDUSTRIA E TEKSTILIT DHE VESHJES

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Degë kryesore e industrisë së lehtë, që merret me përpunimin e fibrave natyrale, artificiale e sintetike, për të prodhuar pëlhura, stofra, trikotazhe, penjë dhe artikuj të tjerë për veshje. Rajoni i Elbasanit, në qytet dhe fshatra, ka pasur traditë punimin e leshit, lirit, mëndafshit. Më parë punoheshin në rrugë zejtare, në ekonominë shtëpiake në fshat dhe në qytet. Tjerrja e leshit bëhej me dorë, me furkë dhe endja me vegjë. E. Çelebiu në shek. XVII përmend zejet që u bënë me vonë embrioni i I.T. në Elbasan për prodhimin e pëlhurave dhe veshjeve, ku merrin pjesë 22 % të forcaveprodhuese zejtare. Elbasani përmendej për mëndafshin dhe veshjet prej mëndafshi, përqëndistaret. Pëlhurat, tekstilet e leshta, zinin vendin e parë, sidomos shajaku,që përdorej si në fshat ashtu dhe në qytet, dhe për një kohe u njoh dhe jashtë vendit me emrin "arnaut kebesi", por konkurrenca e huaj me tekstile manifakture ndikoi negativisht, sidomos pas shek. XVIII duke mbetur ky prodhim vetëm për përdorim në vend.

Edhe gjatë Rilindjes Kombëtare endësit prodhonin pëlhura pambuku, leshi, liri, mëndafshi. Zejtaritë shtëpiake plotësonin nevojat me roba të ndryshme të gatshme të zbukuruara ose jo, me qëndisje e gajtanë.Zejtarët e trëgtart shfrytëzonin gjerësishtedhe krahun e lire të punës, të kualifikuar ose jo, në disa procese ndihmëse, si larja, shpushja, tjerrja e leshit; përpunonin lirin, rritnin krimbin e mëndafshit në lagjet e qytetit e jashtë punishteve zejtare.

Në shek. XIX përmenden mjeshtrat mëndafshpunues Osman Metani, Hime Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaf Metani, A. Çaushi. Shtypi i kohës për prodhimin e pëlhurave në avlëmend, prej mëndafshi e pambuku, në v.1921 me atë zejtari ushqeheshin një shumicë grash të varfra.

Pëlhurat e prodhuara në Elbasan, ishin me nam në të gjithë Toskërinë e Maqedoninë.Me këtë zeje jetonin 500 - 600 shtëpi tëElbasanit [...]"

Qyteti përmendet në shek. XIX për prodhimin e mbulesave të punuara me lesh të bardhë - velenxat, e me lesh të zi, belcet. Këto i prodhonin kryësisht grate, sidomos ato të bashkësisë vllehe, të përbërë prej rreth 1000 individësh. Në shek. XIX e në fillimet e shek. XX Elbasani ishte qendër e madhe e prodhimit të pëlhurave prej mëndafshi, duke prodhuar veç tyre dhe havlli paje për nuset, ql ishin mjaft të njohura. Rreth v. 1912, një studiues i huaj shkruan:"[...] Po shtjellojmë dhe veprimtarinë e Shoqerisë Singer, që ka shtënë brenda rrjetës së shoqerisë së vet dhe rajonin e Elbasanit. Përfaqësuesi i saj i atyshëm, ka shitur 100 makina qepëse [...]"; e pikerisht futja e makinave qepëse, ndikoi pozitivisht në shndërrimin e terzinjve në rrobaqepës,të cilët filluan të qepin gjithnjë e më shumë kostume evropiane, duke ndikuar në rënien e zejës së prodhimit të tekstileve të vendit. Pas Luftës II Botërore në rajonin e Elbasanit mori prape zhvillim prodhimi i veshjeve, të brendshme e të jashme. U hapen mjaft rrobaqepësi, të grumbulluara në reparte riparim-shërbimesh, në linja për prodhim në seri të veshjeve, të trikotazheve. Në v. '90 me kalimin e vendit drejt ekonomisë së tregut, industria tekstilë dhe e veshjeve u pakësua mjaft, nga konkurrenca e mallrave të importit të futura në sasira të mëdha, megjithatë ka punishte e reparte prodhimi me lëndë të parë të porositësit, që prodhojnë kryesisht veshje të gatshme, si dhe rrobaqepës që punojnë në pika të veçanta, si dhe në shtepi.

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]