Nos Josifi Topalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Nos Josifi Topalli (1918-1996)

Veprimtar i arsimit, Mësues i Popullit. Lindi në lagjen Kala të Elbasanit. Ndoqi shkollën fillore në vendlindje, pastaj Normalen , të cilën e mbaroi më 1939. Punoi mësues në Pezë të Tiranës, më 1942 në Kosovë, Radozhdë e më pas në Tetovë. Më 1946 shkoi në Zagreb për të vazhduar studimet e larta për pedagogji e psikologji, më pas në Leningrad dhe i përfundoi në Moskë më 1950, vit kur kthehet në atdhe. Nisi punën në shkollën pedagogjike në Elbasan, më pas drejtor i shkollës pedagogjike në bazë filloreje në Durrës. Më 1954 kaloi në Ministrinë e Arsimit, drejtor degës metodike, për përgatitjen e programeve dhe të teksteve të shkollave parauniversitare. Më 1964 u emërua drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve  shkollore dhe më 1969 drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike. Shkroi e botoi studime për problemin e vlerësimit të nxënësve, për metodat e të mësuarit, për format e organizimit të punës mësimore. Vecohen studimet "Metodat e të mësuarit", Modernizimi i procesit mësimor", "Të mesuarit problemor" botuar në “Arsimi Popullor" (1970) dhe "Revistën Pedagogjike" (1972, 1973). Me studimin "Vazhdimësia e të mësuarit nga klasa IV në klasën e V", fitoi gradën shkencore "Bashkëpunëtor i vjetër shkencor". Vdiq në Tiranë.[1]

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Enciklopedia Elbasan.