Qamil Guranjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

(1914-1949).Shkrimtar dhe veprimtar i arsimit, Mësues i Popullit. Lindi në Elbasan.Arsimin fillor e kreu në Belsh, kurse arsimin e mesëm në Shkollën Normale të cilën e mbaroi në v.1933.Punoi mësues në fshatin Skorë të Pogonit, në Girokaster (1933), në Kastriot të Peshkopisë(1934), në Labinot të Elbasanit(1935), në shkollën e Kuqe të Tiranës (1939) dhe në shkollën Ushtrimore të Elbasanit (1940). Iu kundervu pushtimit fashist dhe mori pjesë në njesitë sulmuese partizane. Pas Luftës II Botërore qe kryeredaktori i parë i gazetës “Luftëtari”. Me temën shoqërore të kohës që trajtoi Q.G ishte shrimtar I letërsisë për fëmijë në v.30.Ai botoi më 1935 vëllimin Lulet e mia si dhe tregime e vjersha për nxenësit e shkollës fillore. U shqua edhe për letersinë didaskalike në prozë dhe poezi, ku renditet ndër të parët në këtë temë, qysh kur ishte mësues. Pas vdekjes së tij u botuan vëllimet me tregime Tetë ditë pa bukë[1](1959), vëllimi me poezi "Xixëllonjat e vogla (1959,1967),regime të zgjedhura për fëmijë (1975) dhe Poezi të zgjedhura për fëmijë në Elbasan një shkollë 8-vjeçare, në V të qytetit mban emrin e Qamil Guranjakut.

  1. ^ Enciklopedia Elbasanit.