Jump to content

Rrjeti hekurudhor në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrjeti hekurudhor në Shqipëri shërben për transportin e njerëzve dhe mallrave përmes hekurudhës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillesat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrjeti hekurudhor në Elbasan

Tërësia e vijave hekurudhore, pajisjeve të tyre dhe stacioneve që lidhin Elbasanin me Rrjetin hekurudhor kombëtar, si dhe këtë të fundit me ndërmarrjet e mëdha të rajonit të Elbasanit: Kombinati Metalurgjik , Kombinati i Drurit , Fabrika e Çimentos , Uzina e Rafinimit të Naftës Cërrik , kanë shërbyer për transportimin e mallrave dhe të njerëzve, me trena.  Ne vitin 1972 (me 8 nentor) u vu në shfrytezim vija hekurudhore Elbasan-Librazhd 25 km dhjetor 1950, me gjatësi 33 km. Në vitin 1972 (më 8 nëntor) u vu në shfrytëzim vija hekurudhore Elbasan-1 e gjatë dhe më vonë degëzimet për në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Cërrik, Kombinatin e Drurit, Fabrikën e Çimentos e Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, gjatë viteve të vënies në shfrytëzim të tyre. Degëzimi i Vidhasit i Rrjeti hekurudhor ka jo vetëm stacione e vija të veçanta përpunimi të mallrave dhe sipas vagonave destinacioneve, por dhe rrjeti hekurudhor brenda Kombinatit Metalurgjik , që degëzohet deri në reparte, magazina e fabrika, sheshe të veçanta, i plotësuar me stacione e sisteme automatike sinjalizimi e komandimi të ndërruesve të vijave hekurudhore, të veçanta nga rrjeti hekurudhor i Elbasanit (kombëtar), me gjatësi tërësore brenda Kombinatit Metalurgjik prej 47 km. Gjerësia e vijave është 1435 mm, me traversa druri dhe betonarme, ndërrimi i të cilave filloi në fund të viteve '80, këto të fundit të prodhuara nga kantieri i prodhimit të Kombinatit Metalurgjik. Fuqia tërheqëse deri në vitin 1959 ka qenë me lokomotiva me avull, të cilat më pas u zëvendësuan me lokomotiva me motora.

Rrjeti hekurudhor në pjesën e tij kombëtare, ka pjerrësi në përgjithësi 9 për mijë, ndërsa nga Elbasani në drejtim të Përrenjasit ka pjerrësi 18 për mijë. Rrjeti hekurudhor. i Elbasanit ka një stacion përpunimi mallrash në Elbasan,një stacion të vogël në Papër dhe një stacion të vogël vetëm për udhëtarë në Labinot Fushë. Ka system ndërlidhjeje e sinjalizimi me bllokim gjysmautomatik. Rrjeti hekurudho i Elbasanit është ndërtuar kryesisht me punë vullnetare.[1]

Periudha e diktaturës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas 1991[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrjeti hekurudhor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Linja Tiranë—Han i Hotit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Segmenti Vorë—Han i Hotit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkimi Evropian do të ndihmojë financiarisht në rehabilitimin e segmentit VorëHan i Hotit. Projekti përfshin rehabilitimin e 120 km linjë hekurudhore dhe 12 stacione hekurudhore për shpejtësi trafiku deri në 120 km/h, vendosjen e sisteme të reja sinjalistike, dhe përmirësime të sigurisë. Linja hekurudhore është pjesë e shtrirjes së rrjetit hekurudhor TEN-T në Ballkanin Perëndimor dhe përbën lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Linja e re synon të përmirësojë aksesin dhe do të rrisë ndjeshëm trafikun ndërkombëtar për mallra dhe pasagjerë drejt porteve, terminaleve, kryeqyteteve dhe aeroporteve me hekurudhë.[2]

Linja Tiranë—Durrës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2021 filluan punimet për rehabilitimin e rreth 37 km të linjës Durrës—Tiranë TTP dhe ndërtimin e 5.7 km linjë të re hekurudhore nga Domja deri në aeroportin Nënë Tereza.

Segmenti Tiranë—Aeroport Rinas[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Terminali i Transportit Publik (TTP) i Tiranës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja e terminalit të planifikuar ndodhet në kufi të Laprakës me Mëzez-Fushën. Përdoret përkohësisht si terminal autobusash për veriun.

Linja Durrës—Vlorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Segmenti Durrës—Rrogozhinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2022 përfundoi vlerësimi i ndikimit në mjedis e projektit të rehabilitimit të këtij segmenti me një gjatësi prej 33.5 km.

Linja Rrogozhinë—Kapshticë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Segmenti Rrogozhinë—Elbasan—Pogradec[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha nga RrogozhinaElbasan është në funksion, kurse pjesa nga Elbasani deri në Pogradec me një gjatësi prej 79 km është jashtë funksionit për shkak të gjendjes së keqe. Segmenti i tërë do të rehabilitohet me mbështetje financiare dhe teknike nga Bashkimi Evropian.

Segmenti Lin—Qafë Thanë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky segment 2.8 km i gjatë synon të lidhë rrjetin hekurudhor shqiptar me atë maqedonas, si pjesë e Korridorit Pan-Evropian VIII. Hekurudha e projektuar në pjesën e Maqedonisë së Veriut do të përshkojë Strugën dhe do të lidhet me hekurudhën ekzistuese në Kerçovë për të vazhduar deri në Shkup.

Segmenti Pogradec—Korçë—Kapshticë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ enciklopedia e elbasanit.
  2. ^ Artikull Gazeta Dita Arkivuar 25 shkurt 2022 tek Wayback Machine. Vjelë më 6 mars 2022.