Sailor Moon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sailor Moon (sqt. Luftëtarja e Hënës) është serial manga dhe anime i transmetuar në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Seriali u krijua në Japoni gjatë viteve 1992-1997. Ka gjithsej 200 episode të përbëra prej 5 sezoneve Sailor Moon, Sailor Moon R, Sailor Moon S, Sailor Moon SuperS dhe Sailor Stars. Në Shqipëri ky serial u transmetua përmes kanalit televiziv për fëmijë Bang Bang.

Sinops[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Protagonistja e serialit Sailor Moon është një vajzë 14 vjeçare që quhet Serenity, ose siç e quajnë në Tokë Sabrina. Sabrina është një vajzë hutaqe, e shkujdesur por shumë e dashur dhe e bukur. Ajo takon një mace që flet, Luna e cila i tregon për identitetin e saj si Sailor Moon, një luftëtare që është e destinuar të shpëtojë Tokën nga forcat e së keqes. Detyra e saj është që të gjejë princeshën e hënës. Gjatë rrugëtimit ajo takon luftëtaret e tjera Emi, Rei, Lita, Mina, Rini si dhe Njeriun me Maskë, dashurinë e saj të vërtetë. Në rrugëtimin e saj ajo zbulon se është princesha e hënës, po gjithashtu edhe luftëtaret e tjera janë princesha të planeteve të tyre. Rini eshte vajza e saj dhe e Njeriut me Maskë në të ardhmen.

Rolet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Luftëtarja e Hënës (Sabrina) - Manjola Merlika
  • Njeriu me Maskë (Darian) - Indrit Çobani
  • Luftëtarja e Mërkurit (Emi) - Jessika Kasemi
  • Luftëtarja e Marsit (Rei) - Nigela Ruka
  • Luftëtarja e Jupiterit (Lita) - Desantila Kristo
  • Luftëtarja e Venusit (Mina) - Nigda Dako
  • Luftëtarja e Mini Hënës (Rini) - Gerona Karabashi
  • Luftëtarja e Plutonit (Trista) - Luli Bitri
  • Luna - Jetmira Dusha
  • Artemis - Gëzim Rudi
  • Mbretëresha Beril - Aneta Malaj
  • Moli - Anisa Dervishi