Albania (Kaukaz)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Albania (latinisht Albānia, greqisht Ἀλβανία Albanía, në armenisht: Աղուանք), zakonisht thirret Albania Kaukaziane për tu dalluar nga Shqipëria që në shumicën e gjuhëve botërore njihet si Albania. Emri amtar i këtij vendi është i pa njohur[1][2]) është emri historik për shtetet e Kaukazit lindor që shtrihej në territorin e Azerbajxhanit të sotëm dhe pjesërisht në Dagestanin jugor. Emri 'Albania' ishte një ekzonim që u është dhënë këtyre Kaukazianëve (popullit Udi të sotëm) nga romakët, pasi askush nuk e dinte se si e quanin veten banorët vendasët e këtij rajoni në atë kohë. Mund te krahasojme këtë rast me territorin kaukaz të quajtur Iberia dhe gadishullin Iberik në Evropë. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje gjenetike, kulturore apo gjuhësore midis shqiptarëve modern dhe këtij populli ose shteti.

Emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri parthian ishte Ardhan (persiane e mesme: Arran).[2] arabik ishte ar-Rān.[2][3] Emri i shtetit sipas gjuhës amtare të popullit që jetonte, albanianëve kaukazian, nuk njihet.[1]

Aghuank (armenishte e vjetër: Աղուանք Ałuankʿ, albanishte moderne: Աղվանք Alupan’) është emri armenian i Albanias Kaukaziane. Autorët armenian potencojnë se emri rrjedh nga fjala "Aghu" («Աղու») që do të thotë armenisht i sjellshëm. Termi Aghuank është polisemisë dhe përdoret në burimet albaniane për të shënuar regjionin mes lumenjve Kur dhe Arakses si pjesë të Albanisë[4].

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Robert H. Hewsen. "Ethno-History and the Armenian Influence upon the Caucasian Albanians", in: Samuelian, Thomas J. (Ed.), Classical Armenian Culture. Influences and Creativity. Chicago: 1982, pp. 27-40.
  2. ^ a b c Bosworth, Clifford E. Arran Arkivuar 13 shtator 2008 tek Wayback Machine. Encyclopædia Iranica.
  3. ^ V. Minorsky. Caucasica IV. Bulletin of the School of Oriental and African Studies, University of London, Vol. 15, No. 3. (1953), p. 504
  4. ^ History of Albania composed by abbot Chamchian, Mikayel. 'History of Caucasian Albania. Venice, 1786, p. 131.