Esnafi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Esnafi ka qenë një lloj shoqate a korporate zejtarësh dhe dyqanxhinjsh të të njëjtit profesion, duke përbërë një shtresë apo klasë më vete në strukturën shoqërore edhe shqiptare, sidomos gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.[1] Esnafët dokumentohen në qytetin e Elbasanit qysh në vitin 1580, me emrin tajfa, si tajfa e tabakëve, papuçinjve, çullhave te cilët kishin dhe flamurin e shenjtorëve të ritit islamik, që ishin njëkohësisht dhe pajtorë të këtyre organizatave. Më shpesh në qytetin e Elbasanit ndeshet termi rufet që do të thotë: zanat, mjeshtëri. Krahas saj ndeshet  fjala esnaf.

                                                                                                                                               

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Esnafi ishte lloji i sindikatave deri në vitet e pas Luftës II-të Botërore (1950-ta). Sistemi esnafor kaloi tri faza: e para quhej faza e tajfave, faza embrionale që përfshinte shek. XV-XVI, faza e dytë, ajo e lulëzimit që përfshiu shek. XVII-XVIII dhe e treta, ajo e rënies dhe e shthurjes që perfshin shek. XIX deri në Luftën I Boterore. Në fazën e parë dhe të dytë Esnafët[2]. luajtën një rol pozitiv, duke mbrojtur zejtarët nga konkurrenca, kurse në fazën e tretë me lindjen e marrëdhënieve kapitaliste ato u kthyen në forca konservatore e penguese të zhvillimit ekonomik. Si rezultat i zhvillimit ekonomik në qytetin e Elbasanit në shek. XVII-XVIII numëroheshin rreth 80 lloje zejesh të përfshira në 30 lloje esnafe. Më  kryesoret mund të përmenden: takijexhinjtë (festepunues) ,tabakët, papuçinjtë, kazazët(mëndafshpunues),  saraçet, terzinjtë, berberët, nallbanët, biçakçinjtë, pashmakçinitë (kepuce-beres), kujunxhinjtë   (argiendarët), qyrkçinjtë, demirxhinjtë(farkëtarët), bukëpjekësit (ekmekxhinjtë),samarchinjtë, jajxhinjtë (shigjetapunues),kasapët, simitexhinjtë, kafexhinjtë,kelliçxhinjtë, sazexhinjtë, dylgjerët(muratore), hallvaxhinjtë , mumxhinjtë(giripunues), fullhate (leshpunues),bojaxhinjtë, bakerxhinjte, xhybexhinjtë, hallaçët (shprishleshi), mutafçinjtë(shajakpunues),kalldremxhinjtë,hamamxhinjtë, gilengirët (punues bravash),xhokaxhinjtë, mullixhinjtë, arabaxhinjtë,hanxhinjtë etj.Rruga per t'u bërë anëtar i esnafit ishte e njellojtë, si në vendet e tjera te Evropës Perëndimore.Ajo fillonte si ʕirak (shih), vazhdonte si kallf (shih) e perfundonte me mjeshtrin (shih)(usta). Në krye të esnafit elbasanase qëndronte Keshilli Administrativ Gjyqësor, i quajtur Llonxhë (shih).

Esnafi në Elbasan, si në te gjithë tokat shqiptare, kishin disa funksione: atë ekonomik për rregullimin e prodhimit, shitjen e prodhimit,çështjet e konkurrencës, peshat e njësitë e matjes. Numri i dyqaneve ishte i caktuar.Cilesia ruhej me fanatizmin më të madh. Në kodikun e kujunxhinjve të Elbasanit (viti 1665-1670) caktohej gramatura e metalit të çmuar, mënyra e punimit, ʕmimi i metalit. Një detyrë tjeter ishte ndarja e punës midis zejeve. Një funksion tjeter ishte ai shoqëror. Edukonte anëtarët me moralin shoqëror, të respektimit të më  të  mëdhenjve, me frymën e solidaritetit, me edukatën e punës, me një disipline të rreptë. Së treti, esnafi kishte një funksion politik-ushtarak. Qysh në vitin 1580  tre esnafët më të fuqishme të Elbasanit; tabakët, ʕullhatë dhe papuçinitë duhej të mermin  Pjesë në fushatat perandorake për të mbrojtur  nga sulmet e jashtme keshtjellat e Durresit dhe të Bashtovës dhe për shtypjen e kryengritjeve fshatare, dërgimin e forcave të esnafëve deri në Hungari. Së fundi, esnafët kishin një funksion fetar e arsimor, duke ndihmuar institucionet përkatese . Më 1763   esnafët e krishterë të Elbasanit dhanë 122000 akçe për ngritjen e një shkolle esnafët e Elbasanit kishin rregullat, ligiet te misheruara në regulloret që erdhën duke u pasuruar. Më i vjetri nga kodikët e testireve në Shqiperi është kodiku i argiendarëve i viteve 1662, kurse statuti i tabakëve (shih) tẽ Elbasanit është më i vjetri që është zbuluar deri tani në Ballkan (1657).  Në regjistrat e veprimeve të përditshme të fundit të shek. XIX deri vitet '20 tẻ shek. XX, që kanë qënë pranë kadinjve te Elbasanit, ndeshen këto E.: i abaxhilerëve, i farmacistëve, bakallëve, bahçevanëve, berberëve, duhanxhinjve, furrxhinjve (ekmekxhi), terzinjve, dyfekçinjve, sëndykçinjve, tutunxhinjve, tregtareve (tuxharëve), kahvexhinjve, zilexhinjve, nallbanëve, argjendarëve, kasapëve, papuçinjve, furxhinjve, biçakçinjve. Këto të dhëna deshmojnë për shthurjen e esnafi Shthurja duket edhe në numrin e testireve në disa nga esnafet më të mëdha të Elbasanit. Në qoftë se nga esnafi i gëzoftarëve në vitin 1775 u dhanë 19 testire, në vitin 1884 numri zbriti në katër; në esnafë e bojaxhinjve në vitin 1789 u dhanë 14 testire, kurse në vitin 1844 numri u ngrit në 43; në esnafët e kazanxhinjve më 1790 u dhanë 12 testire, kurse në vitin 1866 numri zbriti në 5. 

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 256–257.
  2. ^ Elbasani Enciklopedi. 2003. fq. 183–184.