Gjimnazi "Shote Galica" në Fushë-Krujë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjimnazi "Shote Galica" në Fushë-Krujë është institucion publik i arsimit të mesëm që ndodhet në qytetin e Fushë-Krujës, në Shqipëri.[1][2]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator të vitit 1962 u hap për herë të parë shkolla e mesme e përgjithshme në qytetin e Fushë Krujës. Klasa e parë filloi mësimin në godinën e vjetër të qytetit së bashku me shkollën 7 – vjeçare, në një lokal të veçantë, e që mbante emrin e heroit kombëtar “Qemal Stafa”.

Me rritjen e numrit të nxënësve, në vitin shkollor 1969 – 70 shkolla e mesme ndahet nga shkolla 8 – vjeçare (Riorganizimi nga sistemi 7 – vjeçar në atë 8 – vjeçar filloi me klasën e pestë në vitin shkollor 1963. Një vit më pas, shkolla e mesme bashkohet përsëri me shkollën 8 – vjeçare për shkak të numrit të vogël të nxënësve që vazhdonin shkollën e mesme në atë vit (Numri i nxënësve në atë vit ishte më pak se 250).

Qe nga viti 1971 shkolla u nda nga shkolla fillore e më pas vazhdoi mësimin si shkollë e ndarë, si shkollë e mesme e përgjithshme me emrin e heroinës kosovare “Shote Galica”, emër të cilin e mban edhe sot. Si shkollë e re kishte mangësi të shumta në bazën materiale por gjithashtu edhe për nga përvoja pedagogjike e stafit.

Drejtori i parë i shkollës ishte Stefan Bulo, një mësues letërsie, ku gjatë dy viteve të drejtimit të shkollës prej tij ndihmoi shumë në përparimin e performancës së shkollës si të stafit profesional pedagogjik ashtu edhe të organizimit të mësimdhënies.

Nga gjimnazi “Shote Galica” , gjatë këtyre viteve, kanë kaluar shumë nxënës ku shumë prej tyre kanë ndjekur arsimin profesional dhe universitar, dhe më vonë kanë punuar në detyra dhe profesione të ndryshme anë e kënd vendit.[3][4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Shkolla "Shote Galica" Fushë-Krujë – Shkolla Ime". Marrë më 2024-05-05.
  2. ^ "Rama: Gjimnazi "Shote Galica"i Krujës, një kompleks i ri shkollo". Shqiptarja.com. Marrë më 2024-05-05.
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2020. Marrë më 5 maj 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Shkolla "Shote Galica" Fushë Krujë – Shkolla Ime". Marrë më 2024-05-05.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]