Gjimnazi Gjon Buzuku në Prizren

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjimnazi “Gjon Buzuku” është një shkollë e mesme e njohur në Prizren, Kosovë. Shkolla është e njohur për cilësinë e arsimit të ofruar dhe për suksesin e nxënësve të saj. Ajo ofron një gamë të gjerë të programeve shkollore, duke përfshirë shkencat natyrore, humanistike dhe teknike. Nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur suksese të shquara në provimet e maturës shtetërore dhe janë përgatitur për të vazhduar studimet e larta.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtesa e shkollës së mesme "Gjon Buzuku", para Luftës së Kosovës.
Ndërtesa e shkollës "Gjon Buzuku", pas luftës

Gjimnazi "Gjon Buzuku" është një shkollë e mesme e përgjithshme me një traditë të gjatë. Gjimnazi i Prizrenit i ka fillet e tij në vitin 1874 kur nisi të veprojë shkolla e ashtuquajtur Ruzhdia e Prizrenit (shkollë e mesme e pushtetit otoman). Më 1912, Vilajeti i Kosovës u pushtua nga ushtria sërbe dhe në të gjitha shkollat gjuha osmane u zëvendsua me atë serbe. Në nëntor 1912, kjo shkollë e mesme u bë një shkollë e mesme e përgjithshme. Klasat u ndalën gjatë Luftës së Parë Botërore, por në vitin 1919 shkolla filloi përsëri, dhe në 1924 u bë një shkollë e plotë e përgjithshme. Gjimnazi e zhvilloi mësimin në gjuhë serbe deri më 1941. Në prill të vitit 1941, ushtritë gjermane, italiane dhe bullgare e shembën Mbretërin Jugosllave, nën të cilën mbahej dhunshëm Kosova. Pushtuesit nazi-fashist, për dallim nga pushtuesit e mëparshëm serbë, lejuan në Kosovë që administrata, arsimi dhe kultura të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, kështu që mësimi në gjuhën shqipe zhvillohej për herë të parë. Drjetori i pare i shkollës u emrua Kolë Margjini, ndërsa shkolla u emërua Gjon Buzuku. Pas rivendosjes së pushtetit jugoslla në Kosovë (nëntor 1944), shkollës iu ndërrua emri në “Jovanka R. Kica”. Mësimi vazhdoi të zhvillohej fillimisht në dy gjuhë, shqip dhe serbisht, kurse në vitet 50-ta edhe në turqishte.[1]

Nga viti 1919 deri më 1941, mësimet zhvilloheshin në gjuhën serbe. Mësimi në gjuhën shqipe filloi më 11 nëntor 1942. Gjatë Luftës së Kosovës, si të gjitha shkollat e tjera në nivelin e gjimnazit, mësimet vazhduan në gjuhën serbe dhe turke. Studimet në shqip vazhduan në shtëpi private derisa të mbaronte lufta. Që nga viti 1999, mësimet zhvillohen në tre gjuhë: shqip, bosnjanisht dhe turqisht. Tani ka 1980 nxënës në shkolla, dhe 500 në shkolla të ndara, me 106 mësues. 38 klasa mësojnë në gjuhën shqipe, 7 në gjuhën bosnjane dhe 6 në turqisht. [2] [3]

Shkolla ka tri drejtime arsimore:

  1. Matematikë-Informatikë
  2. Shkenca Natyrore
  3. Drejtimi i Përgjithshëm

Përveç ndërtesës kryesore, Gjimnazi "Gjon Buzuku" është degëzuar në tre shkolla të ndryshme.

  1. në Romajë, 7 klasa, me 250 studentë, me dy drejtime: fushë e përgjithshme dhe fushë sociale;
  2. në Gjonaj, 6 klasa, 80 studentë, me dy drejtime: fushë e përgjithshme dhe fusha e shkencave natyrore;
  3. në Reçan, 3 klasa, fushë e shkencave natyrore.

Këshilli i shkollës përbëhet nga studentë të klasëve të larta përveç rektorit, zv / drejtorit dhe administratorit.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Gjimnazi "Gjon Buzuku" – Autostrada Biennale". autostradabiennale.org. Marrë më 2024-05-12.
  2. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 548, 552. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  3. ^ "Qamil Morina - Gjimnazi "Gjon Buzuku"". Shtëpitë Shkolla (në anglisht). Marrë më 2024-05-12.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]