Gruemira
Gruemira
Pikat kryesore:
- Pozita gjeografike
- Veçoritë natyrore
- Popullsia (migrimet, besimet, pakicat etnike)
- Ekonomia (struktura, degët)
Pozita gjeografike:
Komuna Gruemirë kufizohet në veri me komunën e Koplikut dhe komunën e Shkrel, në lindje me komunën Pult, në jug me komunën Rrethina dhe në perëndim me liqenin e Shkodrës.
Përfshin 15 fshatra nën administrim.
Veçoritë natyrore
Njësia administrative Gruemirë ka reliev kryesisht fushor, ku shtrihet edhe fusha Gruemirë-Grizhe (pjesë e fushës së mbishkodrës). Përvec fushave, janë prezente edhe kodrat dhe vargmalet, ku maja më e lartë është mali i Maranajt (1576m).
Klima është tipike mesdhetare (verë e nxehtë dhe e thatë, dimër i butë dhe i lagësht) dhe reshjet e shiut shkojnë deri në 500 mm.
Hidrografia: Njësia administrative Gruemirë laget nga liqeni i shkodres dhe vija e Vrakës, e cila derdhet në liqenin e Shkodrës.
Popullsia
Gruemira ka një popullsi prej 8890 banorësh (2011) me një dendësi prej 78 b/km2. Territori përfshin 113.7 km2.
Besimi është në dominancë musliman, por ka në numër të madh edhe katolikë, po ashtu edhe pakica ortodokse (kryesisht në Boriç i Vogël- Boriç i Madh).
Pakicat etnike në zonën administrative Gruemirë, I gjejmë kryesisht në fshatrat Boriç i Madh dhe Boriç i Vogël, ku kanë mbetur në shqipëri, pas mbylljes së kufinjve shqiptar me Malin e Zi dhe Srbinë.
Migrimet dhe emigrimet kanë qenë të shumta ku ka ndikuar ndjeshëm në rënien e popullsisë së kësaj zone. Vendet ku janë preferuar më shumë për migrim janë: Shkodra dhe Tirana, kurse për imigrim, janë: Anglia (vendi 1), Gjermania (vendi 2) dhe Italia (vendi 3). Kohët e fundit është rritur edhe preference për imigrim drejt Francës.
Ekonomia
Ekonomia është e përbërë kryesisht nga bujqësia dhe blegtoria, por zënë vend edhe pylltaria dhe bletaria.
Në këtë zonë, duke qenë se klima është kryesisht mesdhetare, kultivohet bima e duhanit, sherebelës, levandës, makthit etj. Po ashtu kemi vreshtari dhe pemishte, drithëra, perime. Tek blegtoria përfshihet kryesisht mbajtja e bagëtive të trasha dhe më pak ato të imëta. Gjithashtu është I zhvilluar edhe peshkimi