Hilde Zimerman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hilde Zimerman
U lind në
Hilde Vundsam

12 shtator 1920
Vdiq25 mars 2002 (81 vjeçe)
Vjena, Austria
ProfesioniAnëtare e rezistenës austriake
Prind/ërAna Vundsam
Të afërmOthmar Vundsam (vëllai)

Hilda (Vundsam) Zimerman (12 shtator 1920 - 25 mars 2002), ishte një anëtare e Rezistencës Austriake. E arrestuar në përpjekje për të luftuar fashizmin, Hilda u deportua me nënën dhe shoqen e vet të fëmijërisë nga nazistët në kampin e përqendrimit Ravensbrykut në Gjermani. Më pas, vazhdoi t'i mbijetojë burgimit të saj atje dhe marshimit të vdekjes.

Sipas Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen organizatës që ajo bashkëthemeloi, ku "ajo e shihte veten si 'person të persekutuar' dhe jo si 'viktimë' dhe e konsideroi një detyrim për të raportuar mbi nazistët dhe burgu i kampit të përqendrimit në Ravensbrykut veçanërisht për të rinjtë”. [1]

Vitet e formimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E lindur në Vjenë më 12 shtator 1920, Hilda Vundsami ishte e bija e Ana Vundsamit. U rrit me vëllain e saj, Otmar ("Oti"), në qytetin e Kagranit. Shpeshherë qyteti njihej dhe me emrin "Roten Wien" Vjena e Kuqe, sepse Partia Punëtore Social Demokrate e Austrisë fitonte vazhdimisht shumicën e zgjedhjeve deri në vitin 1934, kur Fronti Atdhetar (Austri) mori pushtetin pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë, Karl Seic. Prindërit e saj u arrestuan po atë vit. Si rezultat, ajo dhe vëllai i saj merrnin pjesë në shumë aktivitete antifashiste. [2]

Lufta e Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ish-kampi i përqendrimit të grave në Ravensbryk, në vitin 2005.

Dikur pas Anshlusit, vëllai i Hilda Zimermanit iu bashkua Vehrmahtit.

Hilda ishte anëtare aktive e Rezistencës Austriake. Në vitin 1944, ajo ishte pjesë e një qelize që bashkëpunonte me parashutistë sovjetikë nga Moska për të ndihmuar në zgjerimin e përpjekjeve antinaziste, duke fshehur dhe transportuar anëtarë të ndryshëm të rezistencës. Po atë vit, ndërsa ajo dhe shoqja e saj Paulina ("Pauli") Hohmeister po ndihmonin për të fshehur Sep Zetlerin, anëtar i rezistencës komuniste, ato u tradhtuan nga dikush në komunitet dhe u arrestuan bashkë me nënat e veta. Më pas, u dërguan në kampin e përqendrimit në Ravensbryk. Vëllai i saj, Otmari, i cili kishte qenë në shtëpi me leje nga ushtria, u nda nga familja e tij dhe u dërgua në kampin e përqendrimit Bukenvald. [3]

Fotografi dhe lista e të burgosurve, qendra përkujtimore e Ravensbrykut.

Sipas historianes Elisa Mailander, kur Zimermani u intervistua më vonë për përvojat e saj, ajo kujtoi se "rojet femra në Ravensbryk ... përdorën dhunën si mjet për t'u bërë përshtypje kolegëve të tyre meshkuj". [4]

Ajo i mbijetoi burgosjes në kamp dhe marshimit të vdekjes.

Jeta e pasluftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Luftës së Dytë Botërore, Zimermani punoi si pastruese dhe dado. Ajo ishte një skulptore dhe stiliste syzesh. [5]

Studentët që vizitojnë memorialin kombëtar të Ravensbrück, 1988.

Ajo bashkëthemeloi Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen (Austrian Camp Community Ravensbrück & Friends). Fliste rregullisht me shkollat dhe grupet e komunitetit për përvojat e veta gjatë luftës që të ndihmonte të rinjtë dhe të rriturit të kuptonin klimën ekonomike dhe sociale, e cila u zhvillua në Austri gjatë viteve 1930 dhe 1940. [6]

Në vitin 1999, Hilda mori pjesë në disa intervista me Brigite Halbmajr për Arkivin Video Ravensbryk të Institutit për Kërkimin e Konflikteve. Projekti titullohej, Vom Leben und Überleben–Wege nach Ravensbrück ( Nga jeta dhe shtigjet e mbijetesës në Ravensbrück ). Tina Leisch më pas udhëhoqi një ekip kineastësh në krijimin e një dokumentari nga ajo pamje interviste, Dagegen Muss Ich Etwas Tun: Portrait Der Widerstandskämpferin Hilde Zimmermann ( Duhet të bëj diçka për këtë: Portreti i luftëtarit të rezistencës Hilde Zimmermann ), i cili u publikua në 2009 [7]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hilda Zimerman ndërroi jetë në Vjenë më 25 mars 2002.

Letërsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Sich die Menschenwürde nicht nehmen lassen . Në: Monika Horsky (Hrsg.): Man muss darüber reden. Schüler fragen KZ-Häftlinge . Ephelant-Verlag, Vjenë 1988 (= Bd. 2 von Dokumente, Berichte, Analysen ), , S. 183–207. (Erlebnisbericht).
  • Wie auf Eis gelegt . Në: Karin Berger (Hrsg.): Ich geb Dir einen Mantel, dass Du ihn noch in Freiheit tragen kannst. Widerstehen im KZ. Österreichische Frauen erzählen . Promedia Verlag, Vjenë 1987 (= Edicioni Spuren), , S. 17 pas.

Filmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Hilde Zimmermann (1920-2002)." Vienna, Austria: Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen, retrieved online July 1, 2018.
  2. ^ Hilde Zimmermann, Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen.
  3. ^ Hilde Zimmermann, Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen.
  4. ^ Mailänder, Elissa. Female SS Guards and Workaday Violence: The Majdanek Concentration Camp, 1942-1944. East Lansing, Michigan: Michigan State University, 2015.
  5. ^ Hilde Zimmermann, Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen.
  6. ^ Hilde Zimmermann, Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen.
  7. ^ Hilde Zimmermann, Österreichische Lagergemeinschaft Ravensbrück & FreundInnen.
  8. ^ Vrääth Öhner (13 janar 2010). "Dagegen muss ich etwas tun. Portrait der Widerstandskämpferin Hilde Zimmermann". Austrian Independent (www.filmvideo.at); Film and Video Database. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 2010-04-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) – Kurzbeschreibung und filmtechnische Angaben