Kolesteroli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kolesteroli është një substancë yndyrore si dyll dhe pjesërisht i nevojshëm për trupin e njeriut. Pa të asnjë individ nuk mund të jetojë. Është i nevojshëm për qelizat, nervat dhe prodhimin e hormoneve.

Kolesteroli i pashkrishëm - 80% e tij prodhohet nga mëlçia, ndërsa 20% merret nga ushqimi. Ai nuk shkrihet në gjak, kështu që transportohet aty ku është i nevojshëm, duke u lidhur me proteinat e yndyrshme, të cilat janë dy llojesh: të mira dhe të këqija: proteinat LDL me dendësi të ulët (të këqija) dhe proteinat HDL me dendësi të lartë (të mira). Proteinat Ldl e dërgojnë kolesterolin në periferi, ndërsa ato Hdl e transportojnë nga periferia në mëlçi. Kolesteroli i tepërt mund të depërtojë në muret e brendshme të arterieve, duke shkaktuar pllakat.

Funksionet e kolesterolit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Rrit qëndrueshmërinë e membranave qelizore ndaj faktorëve mekanikë dhe fizikë.
  2. Pengon nëpërmjet bishtave hidrofobë përshkrueshmërinë ndaj molekulave dhe joneve polare.
  3. Në temperatura të ulta nuk lejon ngrirjen e membranës duke rritur fluiditetin e saj.
  4. Në temperatura të larta, bashkëveprimi i bishtave të kolesterolit me ato të fosfolipideve nuk lejon çorganizimin e membranës.
  5. Rregullon lëvizjen e lipideve të membranës.

Transporti i kolesterolit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolesteroli dhe arterioskleroza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arterioskleroza eshte nje semundje koronare e cila prek me se shumti moshat e treta ,moshat e 1-ra dhe te 2-ta te cilat nuk kryejne aktivitet fizik te mjaftueshem dhe konsumojne nje sasi pertej normave trupore te ushqimeve me yndyrna te larta.Kjo semundje prek enet koronare te zemres te cilat si pasoje e dyndjes se larte te yndyrnave te ngurta bllokohen dhe mund te cojne ne tromboze ose nje seri semundjesh serioze qe mund te cojne dhe ne humbjen e jetes se personit.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]