Jump to content

Muzeu i Malishevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzeu i Malishevës

Muzeu i Malishevës është një muze komunal i cili ndodhet në qytetin e Malishevës. Ky muze komunal mban emrin e heroit Jahir Mazreku nga Malisheva, i cili vdiq duke luftuar në radhët e UÇK-së në prill të vitit 1999 në moshën 32 vjeçare. Kështu, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës së ekspozitës i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krahas kësaj gjenden edhe artefakte dhe objektet tjera arkeologjike paleokristiane të zbuluara në vitin 2005 në Tumën arkeologjike të varrimit në Banjë të Malishevës, si p.sh: kryqe, bizhuteri prej bronzi, unaza, byzylykë, gjerdan, etj. [1] [2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://gjirafa.biz/muzeu-i-qyteti---malishev-1
  2. ^ https://malishevapost.com/muzeu-i-qyteti-jahir-mazreku-pasurohet-me-mjetin-e-punes-vek-mbi-nje-shkeull-te-vjeter/[lidhje e vdekur]
  3. ^ https://www.petitfute.co.uk/v72417-malisheva/c1173-visites-points-d-interet/c958-musee/1567726-musee-jahir-mazreku.html