Jump to content

Termosfera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Termosfera është shtresë e atmosferës e cila ndahet nga mezosfera me nënshtresën - mezopauza. Termosfera shtrihet në lartësi 500-750 km. Në termosferë temperatura ngrihet dhe në lartësi prej 200 km mbi sipërfaqe të tokës arrin +250 gradë celsius. Në termosferë molekulat dhe atomet e gazeve absorbojnë rrezet ultravjollcë dhe ndikojnë në rritjen e madhe të temperaturës, e cila në shtresat më të larta të termosferës arrin mbi 1200 gradë celsius, në të cilën molekulat dhe atomet janë të elektrizuara, për këtë arsye, kur është në pyetje elektropërçueshmëria e termosferës, atëherë e quajmë - jonosferë.