Zoran Zaev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zoran Zaev
Зоран Заев
Portreti zyrtar 2020
Kryeministri i 8-të i Maqedonisë së Veriut
Në detyrë
30 Gusht 2020 – 16 Janar 2022
PresidentiStevo Pendarovski
Paraprirë ngaOliver Spasovski
Pasuar ngaDimitar Kovaçevski
Në detyrë
31 Maj 2017 – 3 Janar 2020
PresidentiGjorge Ivanov
Stevo Pendarovski
Paraprirë ngaEmil Dimitriev
Pasuar ngaOliver Spasovski
Lideri i Opozitës
Në detyrë
2 Qershor 2013 – 31 Maj 2017
Paraprirë ngaBranko Crvenkovski
Pasuar ngaNikola Gruevski
Kryetar i Komunës së Strumicës
Në detyrë
22 Mars 2005 – 22 Dhjetor 2016
Paraprirë ngaKiril Janev
Pasuar ngaKostadin Kostadinov
Të dhëna vetjake
U lind më8 Tetor 1974
Strumicë, RS e Maqedonisë, Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaMaqedonas
Partia politikeLidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM)
Bashkëshortja/etZorica Zaeva
ShkollimiUniversiteti Kirili dhe MetodiShkup

Zoran Zaev (i lindur më 8 Tetor 1974) është një ekonomist dhe politikan maqedonas që shërbeu si kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga maji 2017 deri në janar 2020, dhe përsëri nga gushti 2020 deri në janar 2022.[1][2]

Para se të hynte në politikë, ai drejtonte një biznes privat në qytetin e tij të lindjes, Strumicë. Në periudhën 2003–2005 ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë, e më pas kandidoi për kryetar të Komunës së Strumicës, pozitë të cilën e mbajti për tre mandate, nga viti 2005 deri në vitin 2016. Pas dorëheqjes së Branko Cërvenkovskit nga udhëheqja e partisë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e qendrës së majtë në vitin 2013, Zaev u emërua kreu i ri i partisë.

Zaev pësoi disfatë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pas së cilës ai akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe vendosi që partia e tij të veprojë si opozitë joparlamentare. Në vitin 2015, ai publikoi biseda telefonike të siguruara në mënyrë të paligjshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë që përmbanin indicie për krim të organizuar. Në të njëjtin vit, ai nënshkroi Marrëveshjen e Përzhinos, e cila parashikonte një qeveri teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Pas zgjedhjeve të parakohshme në 2016, partia e Zaev formoi një shumicë parlamentare me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, si dhe koalicionin e qeverisë së tyre u zgjodh në maj 2017. Si kryeministër, ai ka mbrojtur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian .

Ai nënshkroi marrëveshjen e Prespës me Greqinë, duke zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë për emrin e vendit, që çoi në protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Zoran Zaev është një nga nismëtarët e Mini Zonës Shengen, një zonë ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synon të garantojë "katër liri". Zaev u pajtua me partinë kryesore opozitare VMRO-DPMNE për zgjedhje të parakohshme për shkak të ngecjes së bisedimeve me BE-në dhe dha dorëheqjen në janar 2020, por pas zgjedhjeve, ai filloi mandatin e tij të dytë si kryetar i qeverisë. Zaev zyrtarisht dha dorëheqjen përsëri pas zgjedhjeve lokale në tetor 2021 dhe u pasua nga Dimitar Kovaçevski në janar 2022.

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi përfundoi shkollën fillore dhe atë të lartë në vendlindje, ai u regjistrua në Fakultetin e Ekonomisë i cili diplomoi në vitin 1997.Zaev fitoi një diplomë master në ekonominë monetare në të njëjtin universitet.

Karriera politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zoran u bë anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në vitin 1996. Ai shërbeu si zëvendës i kryetarit të partisë mes 2006 dhe 2008.[2] Ai fitoi tri zgjedhjet lokale të njëpasnjëshme dhe shërbeu si kryetar i Strumicës prej vitit 2005 deri më 2016.Pasi Branko Crvenkovski dha dorëheqjen si kreu i LSDM-së në vitin 2013, Zaev u zgjodh si një udhëheqës i ri. Përveç kësaj, ai shërbeu si anëtar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga viti 2003 deri në 2005[2]. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, Zaev formoi një qeveri koalicioni me mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrimin dhe Aleancën për Shqiptarët në maj 2017.

Kontraditat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 maj 2017, parlamenti i Maqedonisë deklaroi Zoranin si Kryeministër të ri me 62 vota. Gjatë fjalimit të tij, Zoran prezantoi programin e tij të ri të qeverisë së re, duke thënë se bashkimi me NATO dhe BE do të ishte përparësia e tij në vitet në vijim. Ai gjithashtu premtoi rritje ekonomike dhe fundin e korrupcionit.[3]

Disa gazeta interpretuan disa deklarata të Zoranit për gazetat BGNES dhe Kurir si një kërkesë që pohonte maqedonasit si një komb me bullgarët apo serbët.[4][5][6] Ajo qfarë Zorani ka thënë në intervistën origjinale të gazetës bullgare "BGNES" ishte "Unë dua t'u dërgoj një mesazh të gjithë qytetarëve të Bullgarisë. Ne jemi vëllezër, i njëjti komb" dhe çfarë tha ai gjatë një interviste për gazetën serbe "Kurir" ishte "Serbët dhe maqedonasit janë njerëz vëllazërore" dhe "Askush nuk i kërkoi Zoran Zaevit të bënte asgjë kundër maqedonasve, kundër serbëve, kundër ndonjë bashkësie etnike, ose kundër ndonjë fqinjëve tanë. Ne kemi dëgjuar akuzat që pretendojnë Zaevin, duke dënuar Serbinë për gjenocid."[7][8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-parliament-approves-zaev-s-new-govt-05-31-2017
  2. ^ a b c "Biografia e Zoran Zaevit". Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2017. Marrë më 21 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Macedonia forms new government 6 months after election". Politico. 1 qershor 2017. Marrë më 2 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Заев во исти ден тврди дека Македонците се Бугари, па потоа тврди дека Македонците се Срби (ВИДЕО)". Kurir.mk. 2 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2017. Marrë më 11 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Зоран Заев: Македонците са един и същ народ с българите и сърбите. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Зоран Заев ја кажа вистината – Македонците и Бугарите се ист народ". Дневник. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2017. Marrë më 11 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "БГНЕС | Зоран Заев: Македония няма да бъде двунационална, България и Борисов са наши големи приятели". www.bgnes.com. За България ние сме братски хора, един народ. (original in video 2:37-2:45 Jас сакам да изпратам парака до сите грагани на Бугариjа - ние сме братски хора, същи народ.) {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ (KURIR TV) DA SE NE LAŽEMO! INTERVJU ZORAN ZAEV: Srbi su naša braća, Gruevski je KRIMINALAC!. A Srbi i Makedonci su bratski narod...Niko nije tražio da Zoran Zaev uradi nešto protiv Makedonaca, protiv Srba, protiv bilo koje etničke zajednice ili protiv bilo koga od naših suseda. Čuli smo optužbe da je Zaev prihvatio da tuži Srbiju za genocid. To je za mene isti, moj narod. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)